REAGIM I KRYESISE SE SHKL

Kryesia e Shoqates se Shqiptarve te Presheves,Bujanocit dhe Medvegjes ne SHBA >>KOSOVA LINDORE<<reagon ashper ndaj akcionit gjenocidial te serbise ndaj popullit Shqiptare ne ato troje.Me akcionin  e shperndarjes se mbi 200 thirrjeve rinise Shqiptare te Presheves,Bujanocit dhe Medvegjes nga ministria e mbrojtjes se Serbise,Qeveria e Serbise edhe nji her po i tregon dhembet e vet,nacionalizmin dhe urrejtjen shpirtrore serbomadhe ndaj Kombit Shqiptare ne ato troje.Prandaj ne mendojm qe akcionet e tilla te Qeverise se Serbise ,si:shperndarja e fletthirrjeve per sherbim ushtarak ne ushtrine e Serbise,konfiskimi abetareve   neper shkollat shqipe,ndjekja dhe burgosja e ushtarve te UCPBM-se e shum te tjera,jo vetem nuk qe ndihmon permirsimin e mardhenjeve mes Shqiptarve dhe Serbve ne ate rajon ,por acaron edhe me teper keto raporte.Ne si Shoqat e perber nga djemt dhe bijat e ktyre trojeve, njezerit apelojme tek qeverit ktyre tri Komunave qe te ngrehin zerin gjithkund ku eshte e mundun duke filluar nga Qeveria e Serbise,Qeveria e Kosoves,e Shqiprise,BE,OKB,SHBA,Organizaten Nderkombtare per mbrojtjen e te drejtave te njeriut>>human rights<<per ti dale ne mbrojtje ktyre djemve qe mos te na i mer Serbia,sepse rruga per ne ushtrin serbe eshte rruge pa kthim.

me daten                                                                                                                                              KRYETARI I SHKL

JAN/24/2014                                                                                                                           SHABAN   MEHMETI