APEL: Kryesia e Shoqates se Shqipetarve te Kosoves Lindore (Lugines se PBM) qe jetojne dhe veprojne ne SHBA ,ne mbledhjen e vet te mbajtur me 28 shtatore 2014 ne New york,njezerit moren vendim qe te bejne APEL tek lideret e te gjitha partive qe funksionojne ne ato troje te banuara me mbi 90% Shqipetare,sikur te ata qe jan ne Qeveri ashtu edhe te ata qe jan ne Opozite ,Qe te organizojne nji tryeze ku do ti koordinojne qendrimet e tyre rreth kerkesave te Shqipetarve qe jetojne ne trojet e tyre etnike denbabaden,rreth zgjidhjes se problemeve dhe halleve me te cilet ballafaqohet ky popull ne kto troje dhe ne fund te behet kerkes urgjente ne Qeverine e SHqiperise per nji takim sa me te shpejt me Kryeministrin e SHqiperise per ti koordinuar pikat dhe temat e diskutimit ne takimin e ardhshem ne Beograd me 22 tetor 2014,pasi se vet Ministri i punve te jashtme te Shqiprise u deklarue se tema kryesore e bisedimeve te Edi Rames ne Beograd do te jet :Shqipetaret e Lugines se PBM.Shpresojme qe ky apel i yni nuk do te hase ne veshe te shurdher,ne mendojme se takimi i Kryeministrit Rama eshte nji shanse e cila duhet qe patjeter te shfrytzohet nga Lideret Shqipetare te Lugines.Me rrespekt Kryetari i SHKL Shaban Mehmeti.