Vizita e kryetarit të komunës së Bujanocit dhe Preshevës në SHBA .
New York , 11 tetor , 2015
Në New York të SHBA-ve u organizua një takim me kongresmenin Dana Rohrabacher. Kongresmeni Rohrabacher është i angazhuar në Komitetin e Punëve të Jashtme në Kongresin Amerikan dhe është zëdhënësi më i fuqishëm për të drejtat e njeriut dhe demokracinë në mbarë botën.Rohrabacher njihet si mik i madh i shqiptarëve. Në takim morën pjesë Presidenti i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe ish-kongresmeni Joseph DioGuardi, Këshilltarja për Çështjet e Ballkanit, Shirley Cloyes, anëtari i bordit të drejtorëve të “Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane”, Faton Bislimi, përfaqësues të Shoqatës Kosova Lindore me seli në New York si dhe aktivistë tjerë të komunitetit shqiptarë nga të gjitha trojet tona.